Jannik Sinner “mbret” edhe në Madrid, shkruan historinë e tenisit

Numri 1 në botë fiton me lehtësi finalen ndaj Zverev, 6-1, 6-2. Për tenistin italian ishte trofeu i 4-t Master 1000 i vitit dhe i 5-ti radhazi.
Jannik Sinner fiton Madrid Open 2026 dhe shkruan një faqe të re të historisë së tenisit. Suksesi 6-1, 6-2 kundër Alexander Zverev në dheun e kuq të “Manolo Santana Stadium” bën që numri 1 i botës të bëhet tenisti i parë në histori që fiton 5 turne radhazi Masters 1000.
Kemi të bëjmë me një dominim sbsolut, që nuk është arritur më parë edhe nga legjenda, si Roger Federer, Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.
Finalja u dominua që në fillim nga Sinner. Gjermani hasi vështirësi të mëdha, duke bërë gabime të pafalshme dhe duke ia shtruar rrugën drejt fitores kundërshtarit. Jannik kuptoi që Zverev ishte në konfuzion total dhe përfitoi për ta mbyllur ndeshjen shpejt.
Para se të fitonte në Madrid, Jannik Sinner kishte triumfuar edhe në Paris, Indian Wells, Miami dhe Monte Carlo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




