Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit
Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë (5 maj) në Portin e Durrësit, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje të Shqipërisë, pasi në furgonin e tij u gjetën 3250 fara kanabisi.
Po ashtu, gjatë kontrollit, Policia gjeti edhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




