5 Maji/ Begaj, Rama dhe zyrtarë të tjerë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të popullit, të cilët sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut, u zhvillua sot ceremonia përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, zv.kryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi kanë vendosën kurora me lule në nderim të dëshmorëve duke u përkulur para sakrificës së tyre.
Dita e Nderimit të Dëshmorëve të Kombit është caktuar 5 Maji, datë në të cilën ka rënë Heroi i Popullit, Qemal Stafa.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




