Kategoria e Parë në RTSH/ Përcaktohen datat e play-off-it, finalja luhet më 11 maj

Kategoria e Parë | 6 muaj më parë

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në kampionatin e Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, janë zyrtarizuar datat dhe oraret e fazës play-off, ku katër skuadrat e renditura në vendet 3-6 do të garojnë për një vend në elitë.

Në gjysmëfinale, Iliria do të përballet me Besën, ndërsa Pogradeci do të sfidojë Kastriotin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më 7 maj, në orën 16:00.

Fituesit e këtyre përballjeve do të ndeshen në finalen e madhe më 11 maj, në orën 17:00. Skuadra që do të dalë triumfuese nga kjo finale do të përballet me ekipin e vendit të 8-të në Abissnet Superiore, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme