Fox Sport ofron punën e ëndrrave, 50 mijë dollarë për të parë të gjitha ndeshjet e Botërorit

“Kemi punën e ëndrrave tuaja!” Ky është përshkrimi që transmetuesi televiziv amerikan “Fox Sports” ka zgjedhur për një nga njoftimet më të çuditshme për punë: kryevëzhgues i Botërorit.
Puna në praktikë konsiston te të parit e të gjitha minutave të të 104 ndeshjeve të Kupës së Botës brenda një “kubi xhami të pozicionuar në zemër të Times Square, në New York, përpara mijëra njerëzve”.
Një “punë” që shumë të apasionuar pas futbollit do të ishin të gatshëm ta bënin edhe falas, ndërsa broadcaster-i amerikan i Botërorit ka menduar një pagë goxha të mirë: 50.000 dollarë.
Personi i përzgjedhur do ta fillojë punën më 6 qershor dhe duhet të filmojë e krijojë përmbajtje që kanë të bëjnë me ndeshjet për rrjetet sociale të kanalit sportiv amerikan, që specifikon se “personazhe të njohur dhe legjenda të sportit do të shohin një ndeshje në kub”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




