Rubio takohet me Papa Leone XIV, Shtëpia e Bardhë: Dëshmi e raporteve të forta mes SHBA-së dhe Vatikanit

Botë | 6 muaj më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u takua sot me Papën Leone XIV në bibliotekën private të Papës në Vatikan, në një takim që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si dëshmi të marrëdhënieve të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë.

Në foto të shpërndara nga Vatican Media, Papa Leo XIV dhe Rubio shkëmbejnë dhurata gjatë takimit.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, takimi nënvizoi “angazhimin e përbashkët për promovimin e paqes dhe dinjitetit njerëzor”.

Papa Leone XIV, i cili është i pari Papë i lindur në Shtetet e Bashkuara, ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj eskalimit ushtarak në Iran.

Qëndrimi i tij ka shkaktuar reagime të ashpra nga Presidenti Trump, i cili e ka akuzuar Papën për ndërhyrje në politikën e jashtme amerikane dhe për mungesë mbështetjeje ndaj interesave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht këtyre divergjencave publike, takimi Rubio–Papa Leone shihet si një përpjekje e administratës Trump për të ulur tensionet diplomatike dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit me një nga institucionet më të rëndësishme morale dhe diplomatike në botë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme