Edhe Trump kundër çmimeve të biletave për Botërorin: As unë nuk do t’i paguaja

Donald Trump ka kritikuar ashpër çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se as ai nuk do të paguante 1,000 dollarë për të parë Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e tyre hapëse kundër Paraguajit muajin e ardhshëm. “Nuk isha në dijeni të atij çmimi. Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë çmim”, tha presidenti amerikan në një intervistë telefonike me Neë York Post.
Shtetet e Bashkuara e hapin fushatën e tyre në Kupën e Botës më 12 qershor në stadiumin SoFi në Los Angeles, duke u përballur me Paraguajin. Çmimet e biletave fillojnë nga rreth 1,000 dollarë. “Nuk kam dëgjuar ende për këtë, por do të duhet ta shqyrtoj”, shtoi Trump, i cili tha se ishte “i zhgënjyer” që amerikanët e klasës punëtore, të cilët përbëjnë një pjesë të bazës së tij votuese, mund të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet e Kupës së Botës për shkak të çmimeve të larta.
“Do të doja që njerëzit që votuan për mua të kishin mundësinë të ishin atje”, tha presidenti, duke theksuar megjithatë se Kupa e Botës tashmë po rezulton të jetë “një sukses i jashtëzakonshëm”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




