Kultivimi i krimbit të mëndafshit, artizanët e Vaut Dejës rikthejnë traditën e kultivimit dhe përpunimit
Nga krimbi e deri tek mëndafshi, kjo është tradita e hershme që Dejës po rikthehet në Vau Dejës përmes kultivimit te fshikëzës së mëndafshit. Artizania Meliha Zyberaj e ushtron këtë zanat prej katër vitesh, duke ndjekur me përkushtim gjithë procesin, nga rritja e krimbave deri te përpunimi i fijeve të mëndafshit.
“Ka katër vite që po kultivojmë fshikëzën e mëndafshit. Në fillim mbledhim gjethen, krimbi i mëndafshit ushqehet katër herë në ditë, temperaturën e do 23-24 gradë, nuk do lagështirë, do pastruar, fle gjumë një herë në 4-5 ditë”, u shpreh artizania.
Produktet e përfituara nga mëndafshi po gjejnë gjithnjë e më shumë treg, ku më të kërkuarat janë shallat e punuar me dorë. Cilësia dhe origjinaliteti i tyre i bëjnë të veçantë, duke tërhequr interes jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët.
“Vitet e para nuk kemi kultivuar shumë, kemi bërë sa për vete, mendojmë ta zgjerojmë edhe me rrit pse jo edhe për tregun e jashtëm se është i kërkuar më shumë shallat e mëndafshit”, tha ajo.
Artizania jep një mesazh të qartë për të rinjtë, të trashëgojnë dhe të mbajnë gjallë këtë zanat tradicional.
Përveç vlerës kulturore, kultivimi i mëndafshit po kthehet edhe në një mundësi të mirë ekonomike sidomos për gratë e Vau Dejës.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




