Divjakë, 66-vjeçari i dehur humb kontrollin e mjetit elektrik dhe përfundon në kanal

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një aksident rrugor ndodhi sot pak pas mesditës në fshatin Germenj të Divjakës, ku një 66-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal.

Sipas informacioneve paraprake, Llambri Shkoza, 66 vjeç, banor i zonës, po udhëtonte me një motomjet elektrik kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke rënë në një kanal uji.

Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se 66-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Shkoza u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tij për momentin është e stabilizuar, ndërsa policia ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme