Interi “pushton” Olimpicon, fitore me tre gola përballë Lazios

Në javën e 36-të të Serie A, kampionët e sapokurorëzuar italianë, Inter, mposhtën Lazion me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në Olimpco.
Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 6-të me një gjuajtje volej të Lautaros nga pasimi i Thuram, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Sucic dyfishoi epërsinë me një asisit të Toro-s.
Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 59-të, duke i lënë bardhekaltërit me dhjetë lojtarë.
Paradoksalisht, skuadra e Sarrit iu afrua shënimit të golit, por në minutën e 76-të zikaltërit e vulosën ftoren me Mkhitaryan, i cili firmosi për 3-0 dhe e mbylli ndeshjen.
Kjo fitore i lejon Interit të ngjitet në 85 pikë dhe i dërgon një mesazh Lazios, Kupa e Italisë është në shënjestrën e tyre. Bardhekaltërit mbeten me 51 pikë: në këtë pikë, ata do të duhet të fitojnë të mërkurën në Olimpico për t’u kualifikuar në Evropë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




