Real Madrid, Mbappe do të mungojë në “El Clasico”

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Kylian Mbappé është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për “El Clasicon” e sonte kundër Barcelonës (ora 21:00), një ndeshje që mund t’u sigurojë katalanasve titullin e La Ligës.

I rikthyer nga një dëmtim në kofshë, sulmuesi francez kishte rifilluar stërvitjen vetëm këtë javë, por ai mungoi në stërvitje me ekipin dje dhe do të mbetet në Madrid pas testit të tij të fundit këtë mëngjes.

Ceballos dhe Federico Valverde mungojnë gjithashtu, por Aurelien Tchouameni, i gjobitur me 500,000 euro nga klubi për një përleshje të dhunshme me uruguaianin, është në listën e skuadrës, siç është njoftuar më parë. Thibaut Courtois pritet të fillojë në portë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme