Specialja nis sot seancat “kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, procesi vazhdon deri më 15 maj

Kosovë | 6 muaj më parë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur sot seancat gjyqësore ndaj Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve për veprat që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Seanca e parë ka filluar në orën 09:30, ndërsa procesi pritet të vazhdojë deri më 15 maj.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe të tjerët dyshohet se kanë vepruar individualisht dhe në bashkëpunim për të ndikuar apo penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Në kuadër të këtij rasti, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan në Kosovë më 5 dhjetor 2024 dhe një ditë më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës dhe urdhërarresteve nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë, urdhërarresti për Thaçin iu dorëzua në objektin e paraburgimit në Hagë po më 5 dhjetor 2024. Ndërsa Hajredin Kuçi mori aktakuzën dhe ftesën për paraqitjen e parë para gjykatës më 9 dhjetor.

Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme