Conference League në RTSH/Italiani Mariani do të gjykojë finalen Crystal Palace-Rayo Vallecano

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se gjyqtari italian Maurizio Mariani do të arbitrojë finalen e Conference League të vitit 2026 midis Crystal Palace FC dhe Rayo Vallecano de Madrid në stadiumin e Leipzig në Gjermani të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 21:00 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.
44-vjeçari, i cili është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2019, do të marrë përsipër finalen e tij të parë të një kompeticioni për klube në UEFA, pasi ka shërbyer si gjyqtar i katërt në finalen e Ligës së Evropës UEFA të vitit të kaluar në Bilbao.
Këtë sezon, ai ka arbitruar shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, përfshirë ndeshjen e dytë çerekfinale midis Liverpool dhe Paris Saint-Germain, dhe një ndeshje të Ligës së Evropës UEFA. Asistentë do të jenë Daniele Bindoni dhe Alberto Tegoni.
Gjyqtar i katërt do të jetë Glenn Nyberg (SVE). Gjyqtarirezervë do të jetë Mahbod Beigi (SVE); Marco Di Bello dhe Daniele Chiffi do të jenë gjyqtarë të VAR dhe Ivan Bebek (CRO) do të jetë mbështetës i VAR.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




