Botërori 2026, trajneri i Kuraçaos jep dorëheqjen

Pikërisht një muaj para fillimit të Kupës së Botës së Amerikës së Veriut, trajneri i Kuraçaos, Fred Rutten, ka dhënë dorëheqjen, sipas gazetës holandeze “Tubantia”.
Rutten, 63 vjeç, kishte qenë në krye të ekipit të Karaibeve që nga shkurti i kaluar, kur Dick Adovcaat, i cili kishte siguruar kualifikimin historik, u largua nga ekipi kombëtar për të qenë me vajzën e tij të sëmurë.
Rutten ishte kontaktuar për të drejtuar ekipin kombëtar edhe para mbërritjes së Advocaat (2024), por ai e refuzoi ofertën në atë kohë. Megjithatë, ai e pranoi në shkurt 2026.
Nën drejtimin e tij, Kuraçao luajti dy ndeshje miqësore në Australi në fund të marsit kundër vendasve dhe Kinës. Megjithatë, trajneri holandez u ankua për mjedisin përreth tij dhe për këtë arsye dha dorëheqjen.
Tani për Kupën e Botës – Kuraçao do të debutojë më 14 qershor në orën 19:00 kundër Gjermanisë – Advocaat mund të kthehet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




