U dekorua “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, Tedi Papavrami: Nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë

Aktualitet | 6 muaj më parë

Përkthyesi dhe intelektuali shqiptar Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Papavrami u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke kujtuar komunikimet e hershme me Ramën në Paris dhe lidhjen e pandërprerë me Shqipërinë.

Papavrami theksoi se, pavarësisht sfidave dhe kontradiktave që ka përjetuar ndër vite, nuk e ka humbur kurrë lidhjen me vendin e tij.

“Jam shumë i prekur nga fjalët që the sepse mu kujtuar komunikimi që kemi pasur dikur kur flisnim në Paris, sigurisht që jeta politike shumë e zënë i ka rrallësuar. Jam shumë i prekur që marr sot këtë vlerësim në Tiranë dhe është një ndjesi e çuditshme e kohës që kalon dhe e rrugëve të paparashikueshme të jetë. Historia ime në këtë vend shumë herë kontradiktore sepse kam njohur shumë herët dashamirësinë dhe admirimin e publikut.

Pavarësisht gjithçkaje unë nuk kam humbur kurrë lidhjen time me Shqipërinë dhe rikthimi në gjuhën time përmes përkthimit të Ismail Kadaresë qe një etapë shumë e bukur dhe e papritur për të cilën gjithmonë do ti mbetem mirënjohës”, u shpreh Papavrami.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme