Tregu dhe standardet, “Industria e Përpunimit të Qumështit” dhe fermerët kërkojnë më shumë investime dhe financim

Ekonomi | 6 muaj më parë

Integrimi europian mbetet i pamundur, pa transformimin e standardeve ushqimore, pasi ky proces është një nder shtyllat kryesore të integrimit.

Për të adresuar këtë sfidë dhe problematikat që e shoqërojnë, Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” organizoi një konferencë në një moment kyç, kur tregu dhe standardet kërkojnë një qasje te re dhe më të organizuar.

“Sektori i qumështit mbetet një sektor me potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe social, por njëkohësisht edhe një sektor që kërkon konsolidim të mëtejshëm në një afat të shkurtër kohor. Fragmentarizimi i fermave, informaliteti në disa hallka të zinxhirit, si edhe diferencat në standardet e prodhimit, janë sfida që kërkojnë një adresim të përbashkët, si nga institucionet publike, ashtu edhe nga prodhuesit dhe sektori privat”, Tana Kika, Zv. Ministre, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ilir Pilku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”, dhe Blerina Gjylameti, Drejtore e AKU-së, vunë theksin te forcimi i rolit të fermerit dhe angazhimi mbare shoqërore në këtë proces.

“Cilësia fillon në fermë, ndërkohë që industria nuk mund të korrigjojë problemet që sjell ferma. Prandaj, ne jemi të gjithë bashkë për një motiv, për një fokus dhe për një qëllim: të prodhojmë me standard”, tha Pilku.

“Besoj që kjo nuk është një sfidë e një institucioni dhe as e një sektori, por është një sfidë e të gjithë shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye, në momentin që arrijmë të kuptojmë të gjithë se duhet një transformim rrënjësor, atëherë mund të ecim përpara”, tha Blerina Gjylameti, Drejtore, AKU.

Të pranishmit theksuan gjithashtu rëndësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me sektorin bankar, si një faktor kyç për rritjen e financimeve dhe investimeve në industri.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme