Neuer dhe Bayern gjejnë akordin për rinovimin, firma në kontratën e re përpara ndeshjes me 1.FC Köln

Manuel Neuer do të jetë edhe për një tjetër vit portieri i parë i Bayern-it. 40-vjeçari thuhet se ka arritur akordin me klubin e tij për të shtyrë me një vit kontratën aktuale, e cila mbyllet më 30 qershor.
Me marrëveshjen e re Neuer do të përfitojë më pak krahasuar me kontratën aktuale. Portieri përfitonte 20 milionë euro në sezon ndërsa kjo shifër do të jetë më e vogël në kontratën e re. Gjithashtu ai ka pranuar që sezonin e ardhshëm të reduktojë edhe numrin e prezencave duke i dhënë më shumë mundësi Urbig.
Mësohet se Bayern do të lajmërojë arritjen e akordit të ri në ditët në vazhdim, përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Bundesliga përballë 1.FC Köln. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




