Sonte nata e Shqipërisë në Eurosong, “Nân” me pritshmëri të larta në gjysmëfinalen e dytë në Vjenë
Gjithçka është gati për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Dita e Shqipërisë dhe përfaqësuesit të Alis Kallaçi që prek skenën e madhe të Festivalit Evropian të këngës ka mbërritur mes emocioneve dhe zemrat e shqiptarëve që rrahin fort, kjo mbrëmje është mjaft e rëndësishme. Këngëtari shqiptar prek magjinë e skenës ku do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian të Këngës, me dëshirën dhe gishtat e kryqëzuara për të kaluar në finale.
Në skenë gjatë interpretimit të këngës “Nân”’ e pranishme do të jetë edhe aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku.
Imazhi i artistes që do të shfaqet si pjesë e skenografisë, përfaqëson portretin e nënës shqiptare… Nana që pret e përcjell në prag të derës mbetur….Sikundër përcjell përmes vargjeve mesazhin e saj kënga përfaqësuese e Shqipërisë.
Alis Kallaçi kaloi me sukses provën e dytë gjenerale me një performancë që përcolli mesazhin e fuqishëm mbi rolin e nënës në familjen shqiptare, përmes një kombinimi të ndjeshëm mes tekstit dhe motivit muzikor.
Artisti, ylli i Shqipërisë ne këtë festival evropian te muzikës bashkë me delegacionin që e shoqëron, hyri ne ambientet qe rrethojnë Arenën e madhe….ku brenda ne rrethinat e skenës gjithçka është gati.
Para performancës së tij Alis i është përgjigjur disa prej pyetjeve, ku rrëfen si ngjizi kjo këngë, rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovion jo vetëm si një vend që garon mes shumë të tjerëve, por edhe si një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si vend i mrekullive natyrore.
Në mbështetje të këngës “Nân” dhe thirrje për ta votuar ka bërë edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
10 të kualifikuarit e natës së dytë gjysmëfinale pritet ti bashkohen Greqisë, Finlandës, Belgjikës, Suedisë, Moldavisë, Serbisë, Kroacisë, Polonisë , Lituanisë Izraelit, Austria si vend organizator, si edhe Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahet më 16 maj dhe do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




