Polemikat dhe vendet që e bojkotuan Eurovizionin

Europë | 6 muaj më parë

Edhe këtë vit Eurovisioni po shoqërohet me polemika të ashpra.

Pavarësisht se feston 70-vjetorin, festa është shoqëruar nga debati i fortë rreth pjesëmarrjes së Izraelit.

Teksa delegacionet janë mbledhur në Austri, pesë vende mungojnë: Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë vendosur të bojkotojnë evenimentin.

Polemika ka nisur që nga tetori 2023, kur qeveria izraelite filloi operacionin ushtarak në Gazë.

Gjatë edicioneve të fundit në Malmö (2024) dhe Bazel (2025), protestuesit anti-Izrael mbushën rrugët, ndërsa pjesëmarrësit izraelitë u shoqëruan me roje të armatosura.

Disa vende akuzuan se votimi publik u ndikua drejtpërdrejt nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kanalet zyrtare të qeverisë, të cilat bënë thirrje publike për të votuar për këngën izraelite – një hap i pazakontë për një qeveri, transmeton BBC.

Në nëntor të vitit të kaluar, disa shtete u përpoqën të detyrojnë një votim për përjashtimin e Izraelit nga gara.

Pas dështimit të propozimit, u tërhoqën vende si Spanja (një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Eurovisionit) dhe Irlanda, shtatë herë fituese e garës.

Kjo situatë ka lënë fansat e Eurovisionit në një dilemë të vërtetë: mes dashurisë për spektaklin muzikor dhe shqetësimit për çështjet politike që e rrethojnë atë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme