Vdiqën në burgjet e komunizmit se refuzuan të jepnin dëshmi të rreme ndaj SHBA-së, ambasada amerikane nderon kujtimin e Loni Adamit dhe Kol Kuqalit

Aktualitet | 6 muaj më parë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn ka pritur në Ambasadë familjarët e Loni Adamit, duke nderuar kujtimin e tij dhe të kolegut Kol Kuqali.

“Guximi dhe sakrifica e Loni Adamit shërbejnë si një dëshmi e fuqishme e përpjekjes sonë të përbashkët për liri”, tha VanHorn gjatë takimit.

Loni Adami dhe Kol Kuqali, të dy punonjës shqiptarë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, u arrestuan, u torturuan dhe vdiqën në burgjet e regjimit komunist për shkak të refuzimit të tyre për të dhënë dëshmi të rreme kundër SHBA-së.

Në Ambasadën Amerikane në Tiranë ndodhet memoriali i përhershëm i dedikuar Loni Adamit dhe Kol Kuqalit, i vendosur pranë flamurit të Shteteve të Bashkuara.

“Si punonjës shqiptarë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Loni dhe kolegu i tij, Kol Kuqali, u përballën me burgosje dhe tortura dhe përfundimisht vdiqën në burg, sepse refuzuan të dëshmonin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara gjatë regjimit komunist.

Një memorial kushtuar Loni Adamit dhe Kol Kuqalit qëndron pranë flamurit të Shteteve të Bashkuara në ambasadë si një kujtesë e përhershme e angazhimit të tyre ndaj marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe ndaj lirisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Postimi i plotë: Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti në ambasadë familjen e Loni Adamit, guximi dhe sakrifica e të cilit shërbejnë si një dëshmi e fuqishme e përpjekjes sonë të përbashkët për liri. Si punonjës shqiptarë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Loni dhe kolegu i tij, Kol Kuqali, u përballën me burgosje dhe tortura dhe përfundimisht vdiqën në burg, sepse refuzuan të dëshmonin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara gjatë regjimit komunist. Një memorial kushtuar Loni Adamit dhe Kol Kuqalit qëndron pranë flamurit të Shteteve të Bashkuara në ambasadë si një kujtesë e përhershme e angazhimit të tyre ndaj marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe ndaj lirisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme