Nuk është i duhuri për Flick, Barcelona heq dorë nga Bastoni

Alessandro Bastoni te Barcelona? Sipas mediave spanjolle, ka një pengesë të rëndësishme. Hansi Flick nuk është i bindur se mbrojtësi i Interit është zgjedhja ideale për ekipin e tij, si taktikisht ashtu edhe financiarisht.
Ky vendim do ta kishte habitur edhe drejtorin sportiv Deco, i cili ka punuar prej muajsh për të sjellë Bastonin te klubi blaugrana pavarësisht rezistencës së Oaktree ndaj çmimit (duke kërkuar 60 milionë euro plus bonuse, ofertë 50 milionë euro).
Sipas Sport, Barça do të marrë një vendim deri në fund të muajit, por ndërkohë po punon për alternativa si Cristian Romero i Tottenham.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




