Hipertensioni, sëmundja që nuk njeh moshë – Miliona njerëz bashkëjetojnë me të
Shifrat në rritje e njerëzve që vuajnë nga hipertensioni rrit nevojën për kujdes të shtuar. Për të tretin vit radhazi zhvillohet kjo fushatë ndërgjegjësuese, pasi ulja e pragut të moshës në të gjithë botën nga 27-30 vjeç tregon jo vetëm për rrezikshmërinë e lartë, por edhe për pasojat e rënda që kjo sëmundje sjell.
Në terren matje për tensionin bëjnë jo vetëm moshat mbi 60 vjeç, por edhe të rinj.
“Jam një person që vuaj pak nga hipertensioni, marr ilaçe, jam shumë e rregullt në medikamentet që marr. Kur e kam kuptuar që kam pasur tension për herë të parë? Pra që kur kam filluar menopauzën dhe e kam konstatuar në mënyrë rastësore, nga motra ime që pati një problem tensioni. E mata dhe kur pashë 17 me 11 nuk ndjeja absolutisht asgjë. Kam qenë 47 vjeçe. Sot jam 63 vjeç dhe kështu që e kam ndjekur rregullisht këtë gjë.”
Shërbimi i mjekësisë interne dhe ISHP bëjnë thirrje për kontrolle më të shpeshta.
“Sipas të dhënave të OBSH-së, në shtator të 2025-s tregojnë se 1.4 miliardë adultë të grupmoshës 30 deri në 79 vjeç jetojnë me hipertension. Është shumë shqetësues fakti se rreth 600 milionë prej këtyre personave nuk e dinë ende që e kanë këtë sëmundje dhe ndërkaq vetëm një në katër persona me hipertension e kanë të trajtuar dhe të menaxhuar në mënyrë të përshtatshme.”
Shpesh hipertensioni është quajtur “sëmundje e fshehtë” për faktin se është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj. Me ose pa shenja klinike, tensioni e dëmton njësoj trupin e njeriut, prandaj kjo sëmundje duhet vlerësuar dhe trajtuar me seriozitet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




