“Shpresoj që së shpejti të vizitoj tokën tuaj”, Sal Da Vinci një mesazh special për Festivalin e Pranverës: Ju uroj shumë fat!

Sal Da Vinci, Fituesi i Sanremos, njëkohësisht përfaqësuesi i Italisë në Eurovision Song Contest ka dhënë një mesazh për publikun shqiptar dhe rikthimin e Festivalit të Pranverës. Për mikrofonin e RTSH-së, Sal Da Vinci që fitoi Sanremon me këngën “Per Sempre Sì”, i ka uruar shumë fat Festivalit të Pranverës që do të rikthehet në datat 6 dhe 7 qershor në Pallatin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ai ka shprehur dhe kënaqësinë dhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë për të qenë pranë publikut shqiptar.
“Një urim për ‘Festivalin e Pranverës’ që është Festivali i Pranverës. Shumë përshëndetje nga miku juaj Sal Da Vinci duke shpresuar që së shpejti të vij te ju t’ju përqafoj, të vizitoj tokën tuaj, ia uroj vetes me gjithë zemër. Por ndërkohë ju uroj shumë fat! Rroftë muzika! Rroftë Shqipëria!”, shprehet Sal Da Vinci.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




