Freiburgu, trajneri Schuster: Finalja? Kemi besimin që na duhet

UEFA Europa League | 6 muaj më parë

Trajneri i Freiburgut, Julian Schuster foli për mediat të martën në mbrëmje përpara finales së Ligës së Evropës kundër Aston Villa-s. Një natë historike, pasi gjermani, me sa duket, është i bindur se skuadra e tij mund të shkojë deri në fund dhe të ngrejë trofeun e parë të madh.

“Është shumë e veçantë”, shpjegoi ai. “Kemi qenë në divizionin e dytë dhe tani do të luajmë një finale evropiane. Kam shumë besim te skuadra ime dhe ata më japin këtë besim sepse ka shumë cilësi. Nuk jam nervoz, kemi besimin që na duhet për të luajtur kundër një skuadre të shkëlqyer dhe një trajneri të shkëlqyer nesër”.

Schuster mori drejtimin nga Christian Streich, i cili la rolin e tij si trajner kryesor në vitin 2024 pas 12 vitesh në krye të ekipit, por klubi gjeti pretendentin e përsosur.

“Objektivi im personal është ta zhvilloj më tej këtë klub dhe këta lojtarë”, shtoi Schuster, i cili e udhëhoqi Freiburgun drejt vendit të shtatë dhe kështu një vendi në Evropë.

“Ky është motivimi im për t’u zgjuar çdo mëngjes, sepse është shumë e veçantë për mua. Qëllimi im personal është të jem një trajner më i mirë se sa isha lojtar”.

Por detyra e Freiburgut nuk do të jetë e lehtë. Ata luajnë kundër Aston Villas, e cila “ka një skuadër të jashtëzakonshme”, sipas trajnerit, i cili vlerësoi harmoninë e tyre në fushë: “Është e pabesueshme se si punojnë së bashku në një harmoni të tillë dhe kanë një plan të qartë në çdo fazë individuale të ndeshjes”.

“Do të jetë një sfidë e madhe dhe e shkëlqyer për ne nesër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme