Luis Enrique vlerëson Arteta-n: Solli mentalitet fituesi te Arsenali

UEFA Champions League | 6 muaj më parë

Luis Enrique, trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, PSG, parashikon një “finale të vështirë” kundër Arsenalit më 30 maj në Budapest, me dy ekipe “që i afrohen ndeshjes me qasje të ndryshme”. Trajneri katalanas gjithashtu e përgëzoi klubin londinez për fitimin e titullit kampion në Angli: “Arsenali e meritonte të fitonte Premier League pas një sezoni të shkëlqyer. Ne jemi përballur me ta më parë, e dimë aftësinë e tyre për të shënuar gola dhe pa top, ata janë ekipi më i mirë në botë, pa dyshim”.

“Trajneri Mikel Arteta është ai që i ka sjellë këtë mentalitet fituesi Arsenalit. Ata janë përmirësuar vit pas viti gjatë katër ose pesë sezoneve të fundit”, vlerësoi trajneri. Efektiviteti i “Topçinjve” në goditjet standarde nuk i jep atij asnjë “makth”: “Do të përpiqemi të mbrohemi si zakonisht, jemi një ekip i vogël (për sa i përket gjatësisë), por mbrohemi mirë nga goditjet standarte”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme