Operacioni në Sarandë, Zhupa: Qyteti është kthyer në skenë krimi, qeveria mbyll sytë

Politikë | 5 muaj më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan dhe u pezulluan disa efektivë të kupolës drejtuese, pasi akuzohen se kishin lejuar ndërtime pa leje dhe betonizimin e bregdetit.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa deklaroi se situata kriminale në Sarandë është e njohur prej kohësh dhe akuzoi qeverinë se ka mbyllur sytë përballë problemeve të rendit dhe korrupsionit në qytet.

“I gjithë Kuvendi e njeh gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua shefi i komisariatit dhe disa të tjerë të komisariatit, ndërsa ky Parlament dhe kjo qeveri bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë që ka thënë se kriminaliteti më i lartë është në Sarandë. Çfarë mase u mor? Asnjë masë. Ishte patronazhist i qeverisë. Drejtori i Policisë Bashkiake është një i shkarkuar nga Policia e Shtetit, i dënuar se ka marrë ryshfet nga trafikantët, por vijon të jetë drejtor ende. Edhe drejtuesi i IMT-së në Sarandë ka ikur në drejtim të paditur dhe ju e mbani ende drejtor”, tha Zhupa.
Operacioni në Sarandë çoi në arrestimin e shefit të Komisariatit dhe tre specialistëve të tjerë të policisë, ndërsa u pezullua edhe shefi i Seksionit të Krimeve. Hetimet nisën pas një ndërhyrjeje kundër ndërtimeve pa leje dhe betonizimit të vijës bregdetare në qytet.
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme