Kancelari Gjerman letër Von der Leyn dhe Costat, Merz propozon që Ukraina të bëhet “anëtare e asociuar” e Bashkimit Evropian

Botë | 5 muaj më parë

Fridrish Merz, Kancelari Gjerman i dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyn dhe Antonio Costa president i Këshillit Evropian, ku propozon për Ukrainën statusin si anëtare e asociuar përpara pranimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Në pikat kyçe që kancelari Merz rendit në propozimin për udhëheqësit e BE-së më kryesore janë, Integrimi i menjëhershëm, ku Ukraina të marrë statusin e vëzhguesit dhe të përfshihet në institucionet e Bashkimit Evropian për të shmangur zvarritjet e procese burokratike të ratifikimit nga çdo anëtarë.
Një tjetër pikë e rëndësishme është garancia për sigurinë ku kërkohet një angazhim politik nga shtetet anëtare. Propozimi i Mertz, për përfshirjen e menjëhershme të Ukrainës në institucionet e BE-së edhe si vijimësi e zbatimit të klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellët për Kievin.
Statusi i anëtarit të asociuar i lejon Ukrainës të marrë pjesë në disa takime në Këshillin Evropian, teksa statusi zyrtar i kandidatit të BE iu dha në vitin 2023 dhe negociatat e anëtarësimit kanë ngecur për shkak të vetos së Hungarisë.
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme