U rikthye shpejt në Superiore, por Laçi po humbet “xhevahiret” e tij

Vetëm pas një viti në Kategorinë e Parë, Laçi u rikthye në Abissnet Superiore, madje si kampion. Kurbinasit triumfuan në ndeshjen e fundit ndaj rivalit direkt, Skënderbeut, duke i rrëmbyer vendin e parë.
Tashmë drejtuesit e klubit duhet të përgatiten për një ekip sa më kompetitiv në elitë, por duket se sezonin e ardhshëm Laçi nuk do të ketë disa nga “xhevahiret” e tij. Lojtarë si Agan Mjaki, Ledio Tresa dhe Arlind Kurti po ndryshojnë skuadër, pritet vetëm zyrtarizimi.
Mjaki është pranë kampionëve të Dritës në Kosovë, Tresa do të veshë fanellën e Elbasanit sezonin e ardhshëm, kurse Kurti pritet t’I bashkohet Vlalznisë. Janë të tre lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të linin një boshllëk të madh ën formacionin e Laçit.
Megjithatë, presidenti Pashk Laska dhe stafi i tij kanë treguar avzhdimisht se dinë të gjejnë elementët e duhur për skuadrën e tyre. Me siguri ata do të hyjnë në merkato dhe do të afrojnë lojtarë, ndoshta edhe “të panjohur”, për t’i bërë më pas protagonistë në Abissnet Superiore me fanellën e kurbinasve.
Laçi gjithashtu duhet të gjejë trajnerin e ri, pasi Naxhi Shensoi duket se është larguar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




