Ministri Hoxha në Suedi: Diskutime thelbësore për prioritetet strategjike të NATO-s

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg, ku ka nisur takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO.

Në një postim në rrjetin social, ministri Hoxha bëri të ditur se në fokus të diskutimeve do të jenë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Aleancës, si dhe prioritetet strategjike të NATO-s përballë sfidave aktuale të sigurisë globale.

Takimi konsiderohet një moment i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara. Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë forcimin e Aleancës, në një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues mes vendeve anëtare.

 “Helsingborg, Suedi, në nisje të takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, gati për të zhvilluar diskutime thelbësore mbi përgatitjet për Samitin e Ankarasë dhe mbi prioritetet strategjike të Aleancës në një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues”, shkruan ministri Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme