Operacion policor në Fier, arrestohet 1 person për armë dhe municion luftarak

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person në kuadër të operacionit për goditjen e veprimtarisë së armëmbajtjes pa leje dhe veprave të tjera penale të lidhura me të, pas një operacioni të koduar “No Guns 2”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që qarkullojnë me armë zjarri ose i mbajnë ato pa leje në banesa, kanë finalizuar operacionin mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë operacionit është arrestuar një 43-vjeçar, banues në fshatin Levan të Fierit, i cili dyshohet se posedonte armë zjarri automatike pa leje.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, policia ka sekuestruar 2 armë zjarri tip kallashnikov si dhe municion luftarak. Sipas autoriteteve, armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “No Guns 2”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri automatike, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për kontrollin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri ose i mbajnë ato pa leje në banesë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “No Guns 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua një shtetas 43 vjeçar, banues në fshatin Levan, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme