Intervistë ekskluzive për RTSH/ Drejtori i Televizionit Publik të Ukrainës, Mykola Chernotytskyi, rrëfen menaxhimin e medias në kohë lufte, transformimin digjital dhe sfidën e gazetarisë së pavarur
Mykola Chernotytskyi, Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Publik të Ukrainës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTSH gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri.
Në këtë bisedë, ai ndan prapaskenat e menaxhimit të një rrjeti kombëtar me mbi 4,000 punonjës në kohë lufte, sfidat e transformimit digjital dhe rolin e medias publike në përballjen me propagandën ruse.
Motoja e tij “Ndrysho ose vdis” përshkruan qartë presionin dhe vendimet e guximshme që Suspilne Ukraine ka marrë për të mbetur një burim i besueshëm informacioni.
Chernotytskyi flet për fleksibilitetin e mediave në kohë krize, për rëndësinë e gazetarisë së pavarur dhe për aspiratat e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian, duke e lidhur këtë rrugëtim edhe me sfidat e reja si inteligjenca artificiale dhe rolin e kulturës e sportit në bashkimin e kombit.
Interviste ekskluzive per RTSH
“Ndrysho ose vdis! Kjo është motoja me të cilën po përballet sot media e shërbimit publik në Ukrainë. Në një intervistë ekskluzive, drejtuesi i rrjeti kombëtar Suspilne Ukraine tregon prapaskenat e menaxhimit të një kompanie mediatike me 4000 punonjës në kohë lufte. Pas një transformimi të thellë që kjo medie pati falë vizionit dhe strategjisë së Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Publik të Ukrainës Mykola Chernotytskyi ka arritur të fitojë një audiencë të madhe. Me ardhjen për herë të parë të tij në Shqipëri Chernotytskyi vizitoi ambjentet e RTSH, i cili gjithashtu është në një fazë të rëndësishme të transformimit.
Mykola Chernotytskyi:Për mua është një përgjegjësi e madhe përpara audiencës sonë dhe kjo do të thotë që unë dhe skuadra ime jemi në shërbim të audiencës sonë dhe jemi përgjegjës për një gazetari të rëndësishme dhe të pavarur në ditët e sotme… kështu që është një përgjegjësi e madhe për ne.
Chernotytskyi zbulon për RTSH duke ndarë me publikun detaje të drejtimit të një medie, në një kohë te ekzistencës së ligjit marshall dhe alarmit të rrezikut nga shpërthimet e bombave…
Mykola Chernotytskyi:Kjo nuk është një përgjigje që mund të jepet shkurt, por është vërtet dramatike.Ne e kemi ndryshuar kompaninë në mënyrë dramatike. E dini, mbase ajo që po planifikonim ta bënim në tre vite, ndodhi brenda tre muajve. Gjatë luftës, ne absolutisht e ridizjnuam kanalin tonë televiziv.Ne bëmë një proces rikonceptim të brenditgjatë luftës dhe kjo ishte absolutisht një ide shumë e guximshme, siç thonë britanikët, por funksionoi. Në të njëjtën kohë, ne jemi mjaftueshëm fleksibël për të kaluar nga njëra mënyrë në tjetrën, dhe për këtë… dhe audienca jonë po rritet. Audienca jonë po rritet edhe për televizionin klasik. Dhe është e rëndësishme pse duhet të jemi fleksibël. Për shembull, para luftës, kanali ynë i parë ishte si një kanal i përgjithshëm me argëtim, me lajme, me disa filma, etj… Tani kanali i parë ka të bëjë vetëm me lajme 24/7, kanali “Kultura” ka të bëjë me edukimin-argëtimin dhe, për shembull, Eurovizionin, etj. Dhe ne, gjatë luftës, lançuam kanalin Sportiv. Askush nuk e mendonte këtë gjë, por tani, pse sporti? Sporti gjatë luftës është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me bashkimin e kombit, veçanërisht nëse ke…ti mbështet skuadrën tënde, skuadrën kombëtare, gjatë lojërave Olimpike, etj. Dhe prandaj është e rëndësishme për njerëzit, u jep… ne duhet ta bashkojmë kombin tonë, veçanërisht gjatë luftës.
Media që ai sot drejton është tërsisht në shërbim të publikut dhe audiencës që ka arritur që nga nisja e transformimit në vitin 2018 sipas modelit ” E Para Digjitalja “.. Kohë kur ende lufta nuk kishte nisur…Chernotytskyi ndalet tek arsye që e coi këtë medie drejt transformimit.
Mykola Chernotytskyi: Së pari për shkak të ambicies që Ukraina për në BE. Ne filluam të kalojmë nga një medie në pronësi të shtetit drejt një medie të shërbimit publik. Kompania jonë u themelua në vitin 2017. Ne e kuptuam sidomos gjatë kohës së luftës, që njerëzit kanë nevojë për lajme të pavarura, të besueshme dhe të verifikuara.Kështu që, për ne transformimi do të thotë një ndryshim i madh… është si të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe duhet të kesh mjaftueshëm durim për ta arritur këtë. Nuk është thjesht një kërcitje gishtatsh, le të bëjmë një mrekulli dhe tani jemi BBC-ja. Jo, është një proces i gjatë dhe ty të duhet… një skuadër fantastike… të duhet një skuadër e mirë për ta bërë këtë. Padyshim që ne jemi fokusuar tek digjitalja, dhe strategjia jonë quhet ” E ParaDigjitalja “.Ne filluam të investojmë që nga viti 2018, ndoshta duke vendosur më shumë përpjekje dhe burime te skuadra digjitale, dhe tani ne jemi një burim i besueshëm informacioni për audiencën tonë, dhe asetet tona digjitale po rriten dhe po zhvillohen. Kështu që, për ne kjo është shumë e rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që, ne arritëm qëllimet tona”. Jo, ky është një proces absolutisht i pandalshëm ndryshimi dhe reformimi. Ndrysho ose vdis. Pra, duhet të jesh i gatshëm të transformohesh në çdo kohë. Të menaxhosh stafin, punon me një numër të madh raportesh, kontrollondhesigurisht punon me palët e interesit. Duhet të shpjegosh se çfarë po ndodh, pse, cilat janë planet tona, etj. Pra, janë gjëra të ndryshme të një dite të zakonshme të çdo CEO-je, jo vetëm në mediat e shërbimit publik…
Nuk nguron te tregojë eksperiencën e një menaxhimi që kërkon punë dhe don kohën e vet…
Mykola Chernotytskyi:Aktualisht ne kemi rreth 4000 punonjës në Ukrainë.Në çdo rajon ne kemi përfaqësues. Operojmë në 22 degë në të gjithë Ukrainën. Ne kemi gazetarë jo vetëm në qendrën rajonale, por pak më poshtë, në nivel komuniteti, sepse është shumë e rëndësishme të keshë përfaqësues në terren, pranë në nivel komuniteti, pasi njerëzit i besojnë më shumë një personi që e kanë afër. Por në të njëjtën kohë, ne duhet të shpëtojmë edhe gazetarinë lokale gjithashtu, sidomos tani në kohë lufte. Në mënyra të ndryshme, për shembull, kemi pasur një rast para se të niste lufta. Na u nevojit të grumbullonim një shumë të madhe parash për të paguar një borxh dhe ishte nga ato situatat kur përpiqesh të shkurtosh kostot në kompaninë tënde. Ishte natyrisht e pakëndshme për stafin, por bëhej fjalë për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, vendime të vështira edhe në menaxhimin e stafit tënd dhe natyrisht, duhet të gjesh një zgjidhje e cila mund të mos jetë e pëlqyeshme për të gjithë.
Lufta imponon domosdoshmërisht edhe vendime të vështira që duhet të meren, për stafin por edhe për publikun. Beteja nuk zhvillohet vetëm për audiencën, por për të vërtetën kundër propagandës ruse.
Gjatë Luftës po,padiskutim.Një prej tyre kur duhej të merrje vendim për evakuimin e skuadrës nga ndonjë zone në rrezik. Po. Kështu që, po. Përgjatë katër viteve të fundit, situata më e vështirë për ta përshkruar, është kur nga punonjësit e tu vriten…Nuk kemi patur humbje jete në detyrë, por kemi humbur punonjës që pasi i janë bashkuar forcave ushtarake janë vrarë në luftime
Pyetjes sesi se mediat sociale i shpërndajnë lajmet shumë më shpejt sesa televizioni tradicional dhe si është kjo përballeje e rrjetit televiziv kombëtar, me këtë fenomen pa rënë në kurthin e lajmeve të rreme, ai i përgjigjet kështu?
Mykola Chernotytskyi: Skuadra jonë e lajmeve nuk punon si një, skuadër lajmesh specifike për platformën. Pra ne, kur ndërtuam redaksitë tona në vitin 2021 vendosëm të ndiqnim një tjetër proces gjatë punës. Ne kemi thjeshtë gazetarë që përgatisin lajme për të gjitha platformat dhe pastaj platforma thjesht i ripaketon ato. Kështu që, ne nuk kemi ndonjë gazetar special për TV, apo gazetar radio, apo gazetar digjital. Pra, ne kemi gazetarë dhe platformën për ripaketim, kështu që, Ky gazetar është përgjegjës për verifikimin e informacionit. Kjo është arsyeja pse ne kemi një nivel besimi me 78%, ndaj lajmeve që ne publikojmë. Por në të njëjtën kohë dhe strategjia jonë siç e përmenda më lart është “E ParaDigjitalja “. Ne publikojmë në digjital, pas kësaj në radio, pas kësaj në TV, etj., por, nëse flasim thjesht për mediat klasike natyrisht që ata nuk janë aq të shpejtë sa mediat sociale. Por, në të njëjtën kohë ka shumë njerëz të moshuar që i konsumojnë lajmet nga
TV-ja dhe është përgjegjësi e medias publike që ato të jenë të verifikuara në atë mënyrë. Pra, unë nuk mundem… mendoj se nuk mund të krahasohen. Natyrisht që propaganda ruse përdor çdo gjë duke bërë propagantë, absolutisht,. Kështu që, dhe, por unë besoj te gazetaria e vërtetë dhe gazetaria e vërtetë, absolutisht, gazetaria profesionale.Pork jo është çështje gazetarie, ti duhet ta bësh punën tënde në mënyrë perfekte, nuk ka rëndësi nëse janë mediat sociale apo TV.Gazetaria e vërtetë, profesionale është zgjidhja më e mirë kundër çdo makinerie propagande.
Ndikimet prej politikws për të nuk ekzistojnë, por bashkëpunimet veçanërisht me shoqërinë civile janë mjaft të rëndësishme, për ecurinë e nje televizioni në shërbim të publikut.
Mykola Chernotytskyi:Ne punojmë për këtë, për të shpjeguarse pse media publike duhet të jetë e pavarur. Dhe puna e gazetarëve tanë është absolutisht e lirë dhe e pavarur. Unë nuk mund ta imagjinoj që dikush, të hyjë në redaksi dhe të thotë: “Okej njerëz, ju duhet të shfaqni këtë dhe nuk duhet të shfaqni atë tjetrën”. Kjo është e pamundur në kompaninë tonë. Sepse bëhet fjalë për vlerat tona dhe nuk mund ta imagjinoj as që ndonjë politikan të hyjë e të bëjë të njëjtën gjë. Natyrisht, herë pas here nekemi biseda por unë u sqaroj: “Dakord njerëz, ju mund të më pyesni mua ose të më shpjegoni rreth një situate dhe unë mund t’ia përcjell këtë informacion redaksisë. Por vendimin do ta marrë drejtuesi i lajmeve dhe skuadra e lajmeve, pa asnjë ndikim nga jashtë”. Dhe ata, si gazetarë të vërtetë thonë: “Dakord, kjo është interesante” ose “kjo nuk është interesante”. Është vendimi i tyre, dhe askush… Nuk është se ata e kanë zakon ta bëjnë këtë, por kjo ka të bëjë me gazetarinë e pavarur, vendimi merret prej tyre. Po, ka shumë organizata civile në rastet e projekteve të përbashkëta, ku jemi si partnerë informues dhe mbështesim disa iniciativa. Në të njëjtën kohë, shoqëria civile është aktive në zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë sonë, dhe mendoj se kjo është një nga gjërat e rëndësishme. Pse kemi pavarësi, sepse kemi një numër të madh njerëzish që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe që besojnë te gazetaria, për të cilët pavarësia nuk është thjesht një fjalë, është thjesht një veprim i përditshëm, dhe ata e bëjnë këtë. Pra, për ne, shoqëria civile është një nga pjesët më të rëndësishme të shoqërisë në vend, të cilët janë përgjegjës për atë që ndodh në vend. Në të njëjtën mënyrë si qeveria. Kështu që, po. Jam i lumtur që kemi përfaqësues të shoqërisë civile në Bordin tonë Mbikëqyrës, për shembull.
Në fund të mbylljes klasike dhe një mesazh, për publikun shqiptar. Chernotytskyi thotë se e ardhmja është Inteligjenca Artificiale, por mbetet sfidë, sikundër nuk anashkalon sfidën me pjesëmarrjen në Eurovizion si ndjenjë jo vetëm krenarie të një populli që jeton cdo ditë nën sirenat e luftës, por si një pjesë e një bashkësie të madhe. Një aspiratë drejt BE-së…
Mykola Chernotytskyi: Mendoj vetëm një mesazh, në rastin e sfidave të reja në të ardhmen me Inteligjencën Artificiale (AI) e të tjera, ne duhet të besojmë te gazetaria e vërtetë, dhe… por gazetari i vërtetë ka detyrimin ta bëjë punën e tij në mënyrë perfekte. Pra, është sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar në të njëjtën kohë.Ah, po, si ideja e Eurovizionit, do thosha. sepse… e dini, Eurovizioni, veçanërisht përzgjedhja kombëtare e këngës në Ukrainë, është një sfidë shumë e madhe, mbase mund ta krahasojmë me zgjedhjet presidenciale, sepse të gjitha mediat sociale janë gjithmonë në ankth, etj., “Pse zgjodhëm këtë apo atë?”. Por, në përgjithësi, po, po, po, është e rëndësishme, është e rëndësishme të bashkohemi rreth gjërave të përbashkëta.
Ndërsa vizitoi ambjentet në redaksinë e informacionit, përkoi rastësisht me një proces pune, teksa stafi po pergatiste për transmetim këtë intervistë ekskluzive që ai dha për RTSH…
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




