Zelensky kërkon intensifikimin e përpjekjeve për paqe: Pres propozime nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi nevojën për të intesifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, pas bisedimeve me udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Zelensky tha ndër të tjera, se pret propozime nga SHBA-të në lidhje me formën e përpjekjeve të ardhshme diplomatike që synojnë përfundimin e luftës.
Ai argumentoi se situata në vijën e frontit po formësohet në favor të forcave të armatosura ukrainase.
Që nga fillimi i vitit, trupat e Kievit kanë çliruar territore me një sipërfaqe totale prej 590 kilometrash katrorë, tha Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



