Statistika/ Muriqi merr faqet e para të shtypit spanjoll, kur 23 gola nuk mjaftojnë për të evituar rënien nga kategoria

Spanjë | 5 muaj më parë

Sezoni futbollistik 2025-2026 është një paradoks i madh për Vedat Muriqin pasi edhe pse shënoi plot 23 gola nuk mundi që të mbante në La Liga ekipin e tij.

Me këto shifra “Pirati” ka hyrë në një klub të veçantë sulmuesish, të cilët edhe pse kanë shënuar mbi 20 gola nuk kanë mundur që të mbajnë në elitën e futbollit spanjoll skuadrat respektive.

Numri 9 nga Prizreni me statistikat e këtij sezoni ka hyrë në një grup special sulmuesish. Enrique Castro me Sporting në 1975-76 shënoi 21 gola, por në fund të sezonit skuadra e tij zbriti në Secunda Division. E njëjta gjë i ndodhi edhe Morena-s, i cili në sezonin 1979-80 nuk mundi të shpëtonte Rayo-n edhe pse ishte autor i 21 golave.

Për të gjetur një tjetër rast të ngjashëm në shekullin e 21-të është shembulli i Jimmy Floyd Hasselbaink. Sulmuesi holandez shënoi plot 24 gola në 1999-2000, por nuk mundi që të shpëtonte Atlético de Madrid.

Një tjetër statistikë tregon se Muriqi i vetëm ka mbajtur peshën e të gjithë ekipit. Numri i tij i golave është 23 ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka shënuar vetëm 24 gola. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme