Bashkëpunimi Shqipëri–Spanjë, Peleshi: Fokus integrimi në BE, të vendosur në rrugën evropiane
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot (26 maj) një takim në Madrid me kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, ku në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipëria në Bashkimi Europian.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Peleshi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, si edhe mbi aspektet politike dhe teknike të procesit të integrimit.
Në fokus të bisedës ishin gjithashtu partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha si ekonomia, investimet, arsimi, kultura, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, si edhe roli i parlamenteve në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
“Madrid me Kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si edhe për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në fokus të bisedës, forcimi i bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit, aspektet politike e teknike të anëtarësimit, partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në ekonomi, investime, arsim, kulturë, turizëm, mbrojtjen e mjedisit si edhe roli i parlamenteve në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, me bindjen se partneriteti dhe mbështetja e vendeve mike e partnere janë një vlerë e rëndësishme në këtë proces”, shkruan Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




