Në Meksikë zbulohet një murale për… rekord!

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Të dielën, më 24 maj, u përurua një murale festive në lagjen Gustavo A. Madero të Meksikos në nder të Kupës së Botës, që fillon më 11 qershor dhe do të zhvillohet në Meksikë, si dhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara.

I pranishëm në inaugurim ishte edhe Cuauhtemoc Blanco, një politikan meksikan dhe ish-futbollist (shënuesi i katërt më i mirë në historinë e ekipit kombëtar meksikan).

Me një shtrirje prej dyqind metrash katrorë, vepra mban një Rekord Botëror Guinness për muralen më të madhe të futbollit të pikturuar me dorë. Artistët, në fakt, nuk përdorën spërkatëse, u mbështetën vetëm te furça dhe boja akrilike.

Muralja është vepër e gjashtë artistëve meksikanë, të udhëhequr nga artisti grafik Carlos Badillo, i cili e përfundoi punën për rreth 90 ditë.

Subjekti kryesor i murales është, sigurisht, futbolli dhe historia e Kupës së Botës, e cila është e ndërthurur edhe me historinë e Meksikës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme