Kryeministri i Kroacisë mesazh për Kuvendin e PD-së: Mbështetje për orientimin pro-evropian të partisë

Politikë | 5 muaj më parë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj në punimet e mbledhjes.

Në një video-mesazh, Plenković u shpreh se ka pasur kënaqësinë të presë më herët në Zagreb kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë Forumit të IDU-së, ku sipas tij është diskutuar gjerësisht mbi aktivitetet dhe procesin e reformimit të partisë.

“Të dashur miq, u uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë. Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-evropian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale. Të gjitha të mirat nga Zagrebi”, u shpreh Plenković në mesazhin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme