Baumgartner humb Botërorin 2026, austriaku u dëmtua përpara miqësores me Tunizinë

Austria ka humbur sot një lojtar mjaft të rëndësishëm për Botërorin 2026. Christoph Baumgartner nuk do të jetë pjesë e këtij turneu pasi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë nxemjes në prag të miqësores që kishte program Austria me Tunizinë.
Lojtari i RB Leipzig mbërriti në Botërorin 2026 pas një sezoni fantastik ku shënoi 17 gola dhe dhuroi 8 asist në Bundesliga.
Për Austrinë ky lajm nuk duhej në këtë vigjlje të Botërorit. Siç dihet Austria u rikthye në fazën finale të këtij turneu pas plot 28 vitesh mungesë. Austria është pjesë e Grupit J së bashku me Argjentinën, Algjerinë dhe Jordaninë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



