Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Politikë | 5 muaj më parë

Mes debateve dhe protestave që kanë shoqëruar investimin në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga protesta e zhvilluar kundër projektit, duke përsëritur qëndrimin e tij në mbështetje të investimit.

Përmes një mesazhi, Rama u shpreh se zhvillimi i vendit do të vijojë sipas mandatit që qeveria ka marrë nga qytetarët, duke theksuar se kundërshtimet nuk do të ndryshojnë rrugën e përcaktuar.

“Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë, këtu e nëpër botë”, shkruan kreu i qeverisë.

Në reagimin e tij, Rama kritikoi pjesëmarrësit në protestë se po mbajnë peng zhvillimin e vendit përmes, sipas tij, perceptimeve dhe armiqësive të pabazuara. Kryeministri shtoi se protesta kundër investimit në Zvërnec ka humbur tashmë arsyen që e nisi, duke shprehur keqardhje për ata që vazhdojnë ta mbështesin atë.

“Pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë e dinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhtarët e armiqtë imagjinarë të Shqipërisë. Ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, përfundon postimi i Ramës.

Reagimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë, këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme