Dumfries arrin akordin me Realin, ikën me klauzolën 20 milionë euro! Interi ngulmon për Palestra-n

Futboll Bota | 5 muaj më parë

Madrilenët duan të firmosin me mbrojtësin holandez para fillimit të Botërorit. Zikaltrit në anën tjetër kanë gati ofertën e dytë për anësorin e Dea-s.

Ndarje miqësore. Interi dinte gjithçka prej një muaji, kur lojtari nëpërmjet njerëzve pranë tij kishte informuar trajnerin Chivu dhe drejtuesit e klubit se donte të shfrytëzonte klauzolën e prishjes së kontratës (e vlefshme deri në mes të korrikut) për firmën e fundit të madhe të karrierës. Dhe kështu do të ndodhë: Dumfries do të shkojë te Real Madrid.

Holandezi ka arritur mbrëmjen e djeshme akordin me “Los Blancos” nga grumbullimi me kombëtaren e tij. Për këtë arsye Marotta dhe Ausilio janë hedhur sërish në sulm për Marco Palestra-n, pasi e shohin atë si pasardhësin ideal të Dumfries në krahun e djathtë.

Interi do të arkëtojë 20 milionë euro dhe jo 25, sipas akordit për klauzolën e vlefshme deri në verën e 2026-ës. Vlera ka rënë për shkak të avancimit të kontratës, që skadon në 2028-ën. Ulja, për të cilin operatorët e merkatos ishin në dijeni, e ka lehtësuar dhe shpejtuar transferimin në Madrid, ku pritet të zbarkojë Mourinho, nëse Florentino Perez konfirmohet president në zgjedhjet e së dielës.

Denzel Dumfries do të marrë vendin e Carvajal, duke realizuar një ëndërr të vjetër në moshën 30-vjeçare: të luajë në skuadrën më prestigjioze të botës. Javën e ardhshme Interi do të marrë komunikimin zyrtar, një akt kortezie. Holandezi do të dërgojë një e-mail, ku do të njoftojë se ka vendosur të derdhë shifrën e përcaktuar nga klauzola e kontratës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme