Në kërkim nga SPAK për drogë, pastrim parash dhe krime kompjuterike, ekstradohen sot nga Dubai 6 anëtarë të grupeve kriminale

Aktualitet | 5 muaj më parë

Gjashtë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aktivitete kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe pastrimit të parave, pritet të ekstradohen ditën e sotme, 5 qershor,  nga Dubai drejt vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit pritet të ekstradohen: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, 44 vjeç, Shkelzen Kraja, 44 vjeç, Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, 38 vjeç, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu do të ekstradohet Ilir Lazri alias Ilir Sula, 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe Merxhan Celiku, 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer gjithashtu në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ekstradimi i tyre pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme, dhe personat do të paraqiten përpara autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Ekstradimi vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve të tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme