Homazhet për Enea Mekollin/ Zv.kryeministrja Koçiu: Humbja e policit, ngjarje shumë e rëndë. Sakrifica e efektivëve, kërkon reflektim nga e gjithë shoqëria

Aktualitet | 5 muaj më parë

Zv.kryeministrja Albana Koçiu, gjatë fjalës për mediat pas mbajtjes së homazheve për efektivin e vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjarët, kolegët dhe gjithë trupën e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e reflektimit mbi sakrificën dhe përgjegjësinë e detyrës së tyre.

“Në fakt, humbja e jetës së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, është një ngjarje shumë e rëndë, ashtu siç është i rëndë çdo incident që kryhet në funksion të ushtrimit të detyrës, e mbi të gjitha të një detyre kaq fisnike sa mbrojtja, garantimi dhe siguria e rendit publik. Ngushëllime të gjithë familjarëve, ngushëllime kolegëve të tij, ngushëllime trupës së punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha Koçiu

Zv.kryeministrja theksoi gjithashtu se ngjarje të tilla na bëjnë të reflektojmë më thellë mbi rolin dhe sakrificën që sjell ushtrimi i detyrës së Policisë së Shtetit, duke përfshirë edhe ngarkesën emocionale që mbartin familjarët, miqtë dhe kolegët e punonjësve të policies.

“Është një nga ato ngjarje të cilat na bëjnë të reflektojmë thellë mbi sakrificën dhe mbi përgjegjësinë që ushtrimi i kësaj detyre mbart, duke përfshirë aty edhe të gjithë ngarkesën që familjarët, miqtë, kolegët kanë në momente të tilla për çdo punonjës, edhe efektiv të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Ajo shtoi se dita e sotme duhet të shërbejë si reflektim për gjithë shoqërinë në lidhje me përgjegjësinë qytetare dhe respektimin e ligjit. “Ngushëllime të gjithëve, sepse në fakt në këtë ditë është një reflektim për të gjithë shoqërinë për të garantuar akoma më shumë përgjegjësi dhe për të reflektuar akoma më shumë kur vjen puna tek sjellja qytetare dhe patjetër pastaj edhe tek përgjegjësia përpara ligjit”, përfundoi Koçiu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme