Çmimet e reja të karburantit- Nafta ulet në 190 lekë, benzina rritet me 1 lekë dhe do të shitet me 173 lekë për litër

Bordi i Transparencës i mbledhur këtë të shtunë ka vendosur të uli çmimin e naftës me 2 lekë. Duke nisur nga ora 14 e 30, çmimi i naftës në vend do të tregtohet me 190 lekë për litër me pakicë dhe 178 lekë me shumicë.
Bordi i transparencës ka publikuar edhe tarifat e benzinës çmimi I të cilës është rritur me 1 lekë dhe do të shitet me 173 lekë me pakicë dhe 161 lekë me çmim shumice.
Duke qenë se çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr.1, akciza për benzinën dhe naftën do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.
Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 95 lekë për litër.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




