NBA The Finals/ Knicks në delir, tifozët paguajnë deri në 100 mijë $ për një biletë për ndeshjen e titullit

New York po jeton ditë euforie pasi Knicks janë në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion në NBA, i cili i mungon shoqërisë në fjalë që prej vitit 1973.
Pas dy ndeshjeve të para që u zhvilluan në Teksas tashmë seria do të transferohet në New York dhe për këtë motiv çmimet e biletave në “Madison Square Garden” janë rritur së tepërmi.
Fitoret në San Antonio kanë bërë që Knicks të kenë mundësi të mbyllin këtë duel në fushën e tyre nëse fitojnë dy takimet e radhës. Për këtë motiv ndeshja e tretë nuk është shumë e kërkuar nga tifozët, të cilët për një biletë kanë arritur që të paguajnë deri 11.736 mijë dollarë. Çmimi fillestar i tyre ishte “vetëm” 7.142 mijë dollarë.
Rritje më të madhe kanë pësuar biletat e finales së katërt, e cila mund të jetë ndeshja e titullit të shumëpritur. Sipas “Gametime” një biletë në rrjeshtin e parë në parket për takimin e katërt po shitet për më shumë se 104.000 mijë dollarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




