Detaje nga vrasja në Kamëz, 27-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete, Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi paraditen e kësaj të hëne (8 qershor) Kamzën.

Policia ka bërë me dije se 27-vjeçari Ardian Baloshi u qëllua për vdekje nga 39-vjeçari S.Ll pas një konflikti për motive të dobëta. 27-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe është transportuar në spital pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore në vend, si dhe janë angazhuar forca të shtuara policore në terren me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

 Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

“Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore. Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju  informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Në foto autori i vrasjes, 39-vjeçari S.Ll

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme