EU4FoodSafety, Rama: Modernizojmë sistemet e kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar në vend. Përafrojmë standardet shqiptare me ato europiane

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga lançimi i projektit EU4FoodSafety, një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, e cila synon forcimin dhe modernizimin e sistemeve të kontrollit ushqimor në Shqipëri.
Rama thekson se ky projekt parashikon rritjen e kapaciteteve laboratorike, forcimin e kontrolleve zyrtare dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Modernizojmë sistemet e kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar në vend, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Gjermaninë. Projekti do të mbështesë rritjen e kapaciteteve laboratorike, forcimin e kontrolleve zyrtare dhe përmbushjen e detyrimeve të Kapitujve 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, duke afruar më tej standardet shqiptare me ato europiane në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE dhe duke garantuar më shumë siguri ushqimore, cilësi dhe besim për qytetarët”, shkruan Rama.
Rama thekson se projekti do të ndihmojë në përafrimin e mëtejshëm të standardeve shqiptare me ato europiane, duke kontribuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe në rritjen e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore për qytetarët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




