NBA Finals/ Wemby dhe Spurs duan “luftë”, Knicks bien në New York

Spurs fituan në Madison Square Garden me shifrat 115-111 duke dërguar në 2-1 epërsinë e vendasve në këtë seri finalesh, të cilat do të nxjerrin kampionen e re të NBA.
Victor Wembanyama ishte më i miri për ekipin nga Teksas me 32 pikë të shënuara. Francezi ishte lider i një formacioni titullar, i cili mbylli finalen e tretë me të gjithë lojtarët në kuotë dyshifrore rrealizimi.
Knicks-ave nuk u mjaftoi kontributi i Jalen Brunson dhe OG Anunoby, respektivisht me 32 dhe 28 pikë, për të evituar humbjen e parë pas 12 fitoreve radhazi të arritura në këtë fazë play-off.

Takimi i tretë mes New York dhe Spurs do të futet në histori pasi prezent në Madison Square Garden ishte prezent edhe Donald J. Trump. Për herë të parë në historinë e NBA një president në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amrikës asiston direkt një finale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




