“Guri i shkulur”, libri më i ri i autorit dhe studiuesit Beshir Çala

Kulturë | 5 muaj më parë

Libri më i ri i autorit dhe studiuesit Beshir Çala, ‘Guri i shkulur’, ka bërë bashkë në Akademinë e Shkencave te Shqipërisë, akademikë dhe miq të letrave në një promovim të mbushur me emocione. “Guri i shkulur vjen si një reflektim i thellë mbi rrënjët, identitetin dhe peshën e vendlindjes

Përmes një stili të spikatur publicistik dhe dokumentar, autori Çala sjell para lexuesit një meditim të ndjerë mbi fatin e njeriut përballë largimit nga trungu i tij.

“Ky libër të tërheq që në fillim dhe të mbërthen në leximin e të gjitha poezive për vetë formën e veçantë kompozicionale me tre kapitujt e tij poezi të zgjedhura, poezi nëstrofëse dhe refleksione në vargje. Nga një këndvështrim i përgjithshëm ky libër bart vlera shumë dimensionale jo vetëm për lëndën teje të pasur e të larmishme por së gjithash për stilistikën e veçantë të këtij autori”.

Cala ka gjetur një gjuhë mjaft universale për të prekur një plagë të hershme dhe aktuale. Me një mesazh të qartë dhe vlera të shtuara për publicistikën shqiptare, ‘Guri i shkulur’ tashmë ka nisur rrugëtimin e tij drejt lexuesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme