Baghaei: Marrëveshja SHBA-Iran nuk do të nënshkruhet të dielën

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit nuk do të nënshkruhet të dielën, por ai nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodhë “në ditët në vijim”, sipas mediave shtetërore iraniane.
“Memorandumi i Islamabadit, që po ndiqet, fokusohet në përfundimin e luftës dhe në këtë fazë është vendosur që të mos ketë diskutime për çështjen bërthamore”, tha ai, duke iu referuar dokumentit të negociuar me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Ai vuri në dukje se për shkak të “paqëndrueshmërisë së palës tjetër, duhet të jemi të kujdesshëm për çdo deklaratë lidhur me këtë proces”.
“Duhet të presim kohën e saktë të nënshkrimit të memorandumit; megjithëse nuk do të jetë nesër, mundësia që të ndodhë në ditët në vijim nuk përjashtohet. Megjithatë, për shkak të paqëndrueshmërisë së palës tjetër, duhet të jemi të kujdesshëm për çdo deklaratë lidhur me këtë proces”, shtoi Baghaei.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




