Kongo mbërrin në Kupën e Botës 2026 me një pamje… leopardi!

Republika Demokratike e Kongos mbërriti në Hjuston me një pamje që i magjepsi të gjithë. Lojtarët u shfaqën të veshur me smoking, me detaje me pika dhe duke mbajtur valixhe tërësisht me veshje leopardi.
Arsyeja? Origjina e saj daton që nga vitet e Mobutu Sese Seko, kur leopardi u bë simbol i regjimit, i lidhur me forcën dhe pushtetin e udhëheqësit, shpesh i portretizuar duke mbajtur kapelen e famshme prej lëkure me pika.
Ekipi kombëtar gjithashtu miratoi zyrtarisht nofkën “Leopardët” dhe kafsha u shfaq në fanellat e ekipit që luajti në Kupën e Botës 1974. Pavarësisht fundit të regjimit dhe rikthimit në emrin Republika Demokratike e Kongos, nofka ka mbetur thellësisht e rrënjosur në identitetin sportiv të vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




