Euro U-19 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria njeh kundërshtarët e grupit B6

Shqipëria U-19 për djem mësoi këtë të hënë emrat e rivalëve që do të ketë përballë në raundin e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Europian 2027 për këtë grupmoshë.
Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 6, së bashku me Armeninë dhe Qipron.
Në këtë raund të dytë të kualifikueseve të Europianit 2027, Shqipëria U-19 do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A për në edicionin e ardhshëm të kualifikueseve.
Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes tre federatave: FSHF, Federatës Armene të Futbollit dhe Federatës së Qipros.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




